Lajme

Takohen Ristuccia dhe Jashari, flasin për bashkëpunimin mes dy ushtrive

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin.

Ristuccia dhe Jashari kanë biseduar për bashkëpunimin dhe “ndihmën e KFOR-it për FSK-në” në disa operacione, siç njoftoi në Twitter misioni paqeruajtës i NATO-s.

“Ata diskutuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com