Lajme

Takohen krerët e shtetit, bisedohet për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufa dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur takim me kryeministrin, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufa dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit nga presidenca, bëhet e ditur se temë e këtij takimi ishte politika e jashtme të Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike”, thuhet në njoftim.

Nga presidenca u bë e ditur se gjatë takimi është biseduar edhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë./Shqip.com