Lajme

Takohen Haxhiu e Hyseni, diskutojnë për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë takim sipas njoftimit nga Hyseni është diskutuar për shumë tema por që me theksë të veçantë është diskutuar për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.

“Me ministren Haxhiu diskutuam për çështjet dhe veprimet kryesore që po ndërmarrim si institucione lokale, zbatimin e ligjeve dhe nxitjen e bashkëpunimit për politika sa më efektive sociale, me theks të veçantë për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri”, ka shkuar Hyseni.

Po ashtu është bërë e ditur që të dy bashkë kanë vizituar Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Liria”.

Foto nga takimi

“Duke pasur gjithnjë pikësynim mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, vizituam Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Liria”,  Qendrën për Punë Sociale dhe Njësitin për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në kuadër të stacionit të Policisë, për t’u njoftuar më për së afërmi me sfidat që këto institucione ballafaqohen çdo ditë” ka shkruar Hyseni.

Konfirmuam edhe një herë bashkëpunimin ndër-institucional duke bashkërenduar prioritetet tona, element ky shumë i rëndësishëm për të unifikuar qasjet, strategjitë dhe për të adresuar problematikat të cilat shfaqen gjatë trajtimit të rasteve, ka shtuar më tutje Hyseni./Shqip.com