Lajme

Takimi në Tiranë për “Procesin e Berlinit”, ministri serb, Daçiç refuzon foton familjare

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit.

Pas takimit, ministrat janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit.

Por, ajo çfarë vihet re është se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e lartë të BE si komisioneri, Oliver Varhelyi apo dhe ministrja gjermane, Anna Baerbock.

Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që si duket ka ndikuar në zgjedhjen e Daçiç për të mos dalë në foto, pas tensioneve në veri të Kosovës.

/Shqip.com