Lajme

Takimi i Kurtit me politikanët e Luginës së Preshevës, Ragim Mustafi jep detaje

kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka bërë të ditur se në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është diskutuar për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një prononcim për Shqip.com, Mustafi ka thënë se është diskutuar edhe për zgjedhjet e 3 prillit të mbajtura në Serbi.

“Po sot ishim në konsultim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me çfarë diskutuam rreth një qasje programatike dhe sistematik rreth përmisimit të pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ne ruajtjen e substancës kombëtare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka thënë ai.

Mustafi gjithashtu është deklaruar se temë diskutimi ishte edhe pasivizimi i adresave, që sipas tij është problem kyç me të cilin po ballafaqohen shqiptarët.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se pasivizimi i adresave në këto komuna, është një spastrim etnik administrativ i heshtur e që po sjellë pasoja të mëdha.

Lexo edhe:
Kurti në takim me politikanët nga Lugina e Preshevës: Pasivizimi i adresave është spastrim etnik

“Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhja as nuk ishin të lira e as demokratike”, ka thënë Kurti në takim.

Në këtë takim morën pjesë, Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik, Shqiprim Musliu, Kryetari i Alternativës Demokratike Shqiptare, Armend Aliu, këshilltari komunal i Medvegjës, Fehmi Beha, dhe anëtari i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në komunën e Medvegjës, Arben Ferati./Shqip.com