Lajme

Shqipëria dërgon trupa paqeruajtëse në Gaza, PS dhe PD bëhen bashkë, Kuvendi jep dritën jeshile me 106 vota pro

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro angazhimin e Shqipërisë në misionin paqeruajtës në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Vendimi i hap rrugën për pjesëmarrjen e trupave shqiptare në këtë mision ndërkombëtar, në kuadër të përpjekjeve për stabilizimin dhe vendosjen e paqes në Gaza.

Pas votimit në Kuvend, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi vendimin si një hap që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren.

“Një vendim që e shndërron angazhimin e Shqipërisë për paqen në një kontribut konkret në terren.

Si aleat i vendosur, Shqipëria qëndron krah për krah me SHBA në përpjekjet për paqe me përgjegjësi, solidaritet dhe kontribut për sigurinë ndërkombëtare”, u shpreh Nufi.

Me këtë vendim, Shqipëria do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, duke kontribuar me trupa në kuadër të misionit paqeruajtës.

©Shqip.com