Lajme Botë

Tajfuni Nanmadol godet Japoninë, njerëzve ju është kërkuar t’i evakuojnë shtëpitë

Katër milionë njerëz kanë evakouar shtëpitë e tyre pasi një tajfun i madh i quajtur Nanmadol ka goditur ishullin Kyushut në Japoni.

Siç ka raportuar BBC, ky tajfun ka sjellë erëra të forta deri në 180 km/h si dhe reshje të shiut të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje dheu ndërsa, shërbimet e trenave, trageteve dhe fluturimet janë anuluar.

Kyushu është ishulli më jugor i katër ishujve që përbëjnë trupin kryesor të Japonisë dhe ka një popullsi prej më shumë se 13 milionë banorësh.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se Nanmadol do të sillte shira të rrëmbyeshëm, valë stuhie përgjatë bregdetit dhe erëra kaq të fuqishme kishte rrezik që shtëpitë të shembeshin.

Tajfuni tani po lëviz në veri përmes Kyushut, duke hedhur sasi të mëdha shiu në qendrën malore të ishullit.

Ky tajfun pritet të kalojë nëpër Japoninë qendrore drejt Tokios gjatë ditëve të ardhshme dhe të mbajë shumicën e forcës së saj.

Kërcënimi më i madh për jetën dhe pronën është nga shiu, i cili tashmë po bën që lumenjtë të ngrihen dhe mund të lëshojë tokën dhe rrëshqitjet e baltës.

Autoritetet u kanë thënë njerëzve anembanë Kyushut të kërkojnë strehim në strehimore.

Nanmadol është tajfuni i 14-të i Paqësorit këtë sezon, dhe deri tani më i madhi që godet Japoninë.

Duke folur të shtunën, një zyrtar nga agjencia meteorologjike japoneze tha se kishte potencial të ishte më i keq se tajfuni Jebi në vitin 2018, i cili la 14 të vdekur, dhe tajfuni Hagibis, i cili shkaktoi ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në vitin 2019.

Vendi është i përgatitur mirë për trajtimin e stuhive të tilla, por shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës po i bën ato më të mëdha dhe më shkatërruese./Shqip.com