Lajme

Tajani: Sulmi në Banjskë të Zveçanit ishte akt shumë serioz

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ishte akt shumë serioz.

Në një intervistë për gazetën italiane “Messaggero Veneto”, ai tha se sulme të tilla nuk duhet të përsëriten dhe se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duhet të vazhdojë.

“Sulmi ndaj Banjskës është një akt shumë serioz që Italia e ka dënuar në termat më të ashpër të mundshëm dhe që nuk duhet të përsëritet. Tani prioritet është rinisja e procesit politik për të shmangur tensionet apo incidentet e mëtejshme”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.

“Ky ishte mesazhi kryesor që së bashku me BE-në, Gjermaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, sollëm në Beograd dhe Prishtinë më 21 tetor. Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj për të siguruar që dialogu të vazhdojë në mënyrë konstruktive dhe që përplasjet e mëtejshme të parandalohen falë punës së misionit NATO-KFOR, ku vendi ynë është një nga kontribuuesit kryesorë”, theksoi ministri Tajani në këtë intervistë.

/Shqip.com