Tahiri zë vendin e 15-të, arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.
Vendi i 15-të është renditja më e mirë nga një skitar i Kosovës, në Lojërat Dimërore.
Në lëshim nga 27 garues sa morën pjesë gjithsej, skitari nga Kosova ishte i 22-ti.
Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.
Skitari në Pekin ka përfunduar garën edhe në disiplinën e lëshimit në skajimin alpin.
Ai e përfundoi garën në vendin e 35-të nga 43 garues, me një kohë prej 1 minutë e 52.44 sekonda.
Kosova në këto Lojërat Olimpike po përfaqësohet edhe nga Kiana Kryeziu, e cila debutoi në disiplinën e sllallomit të madh në Pekini 2022./Shiqip.com
