Lajme

Tahiri: Vonesa e votimit të Ligjit të Pagave i ka dëmtuar punëtorët

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme po diskuton për Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik

Lidhur më këto projektligji, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri k ka thënë se ky projektligj për pagat me vonesat e tij i ka dëmtuar punëtorët.

“Vonesat i ka dëmtuar, punëtorët, në leximin e parë ne si AAK kemi votuar pro në parim por ka pasur disa kërkesa lidhur me këtë ligj. Te gjyqësori e kemi një situatë interesant, kryeministri ka marrë vendim për uljen e pagave, lidhur me këtë kryeministri ka marrë dy vendime të ndryshme. Tek Sektori i Shëndetësisë, kemi asistentë klinikë që rrogë primare e kanë në Universitet ndërsa atë sekondare në Klinë” ka thënë Tahiri.

Në seancën e fundit lidhur me këtë çështje, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ishte miratuar në lexim të parë projektligji për pagat në sektorin publik.

Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, kishte thënë se me këto dy projektligje synojnë rregullimin e Administratës Shtetërore.

Më tutje Dobra ka thënë se vlera e koeficientit do të caktohet në bazë të buxhetit të vitit 2023.

/Shqip.com