Tahiri: Vizita e Kurtit dhe Osmanit në ShBA ka rëndësi të madhe strategjike

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, e ka vlerësuar lart takimin e krerëve shtetërorë të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Antony Blinken, në Washington.
Tahiri ka thënë se aleanca me SHBA-në është jetike për Kosovën dhe si e tillë duhet të ruhet e të zhvillohet vazhdimisht.
“Takimi i lartë në ShBA i delegacionit të Kosovës me Sekretarin e shtetit amerikan Blinken dje në Washington ka rëndësi të madhe strategjike për Kosovën! Aleanca me SHBA-në është jetike dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të zhvillohet vazhdimisht!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti më 26 korrik janë pritur nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në DASH./Shqip.com