Lajme

Tahiri: Vendimi i Kushtetueses tregon anti-kushtetueshmërinë e kësaj Qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri,

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri  ka fol për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial.

Përmes një konference për media, Tahiri thotë se vendimi i Kushtetueses e vërteton antikushtetueshmërinë e Qeverisë aktuale.

“Vendimi i fundit i Kushtetues rreth Ligjit për KPK-në vërteton se anti-kushtetueshmëria në këtë Qeveri është normë dhe standard qeverisës dhe në të njëjtën kohë, vlerësim dhe komentimi që vjen prej anëtarëve të Qeverisë tregon  mospërfilljen dhe në të njëjtën kohë qasjen autoritare që Qeveria ka”, tha Tahiri.

Tahiri potencoi se  është e patolerueshme për një Qeveri që për çdo vendim kushtetues të ketë qëndrime politike.

“Është e pakuptueshme dhe njëkohësisht e patolerueshme që një Qeveri për çdo vendim kushtetues të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht të shtynë ligje që i ka kontestuar Komisioni i Venecias instanca politke dhe ato të shtyhen. Kjo nuk ka asgjë tjetër në synim përveçse mes ligjeve që bëhen të kapen institucionet e pavarura, institucionet që në esencë e kanë mbikëqyrjen dhe kontrollin e sistemit institucional dhe qeverisës në  vend. Kjo logjik duhet të ndalet dhe të kthehet tek e drejta kushtetuese e ndarjes së pushteteve”.

Kujtojmë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka drejtuar sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese duke thënë se për ta më i rëndësishëm është interesi personal i disa anëtarëve të KPK-së sesa interesi i përgjithshëm.

/Shqip.com