Lajme

Tahiri: S’ka logjikë me pagu rrymë qytetari i Kosovës si ai që jeton në Paris

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se sot do të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për shtrenjtimin e energjisë eletrike.

Tahiri, para mediave tha se gjepi i qytetarëve do të dëmtohet ndërsa e quajti të palogjikshmëm kalkulimin e rritjes së çmimit.

“Seanca e sotme nuk është se kush kënd po e kritikon më shumë, por një seancë e reflektimit dhe ta vendosin gishtin në kokë. Ky shtrenjtim nuk do të ndodh për një muaj. Vërtetë e bëri kiametin me çmimet që po i rritë. S’ka logjikë që qytetari i Kosovës, ai që shpenzon 800 kw energji të paguajë si ai në Paris a në vende të tjera të Evropës. ”, ka thënë Tahiri.

Kuvendi i Kosovës.

Më tej ai tha, se përpjekjet e AAK-së janë që shtrenjtimi i rrymës të mos ndodh dhe që të ngritin ndërgjegjësimin tek Qeveria dhe ZRRE-ja.

“Ne do të marrim veprime shumë konkrete, asnjë politikë nuk po bëjmë por po mundohemi ta ngritim vetëdijen e Qeverisë dhe ZRRE-së, ne po duam që kjo tarifë të mos ndodhë, do të shkojmë me të gjitha metodat rend me rend. Po i themi reflekto”, ka thënë Tahiri./Shqip.com