Lajme

Tahiri-Qeverisë: Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’, latë qytetarët pa pasaporta

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të materialit për pasaportë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Tahiri është shprehur se përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim.

“Përderisa vendet normale bëjnë gara që pasaporta e tyre të rangohet sa më lartë nga vendet tjera, qeveritarët tanë shkelin pasaportën aty ku prodhohet, në burim. Kjo është shkelje fundametale e të drejtave dhe lirive themelore, me kosto të lartë emocionale, financiare dhe të gjithmbarshme për njerëzit dhe familjet”.

Sipas Tahirit, kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta.

“Përmes logjikës së shkatërrimit të krejt asaj çfarë ishte ndërtuar, përfshirë edhe ofrimin e shërbimeve, e sollën punën që qytetarët t’i lënë pa pasaporta. Kjo qeveri e ka konceptin që gjithçka fillon nga zero dhe gjithçka fillon me ta”

Pasaporta është shenja më e rëndësishme identifikuese e një shteti. Kjo qasje ka kosto edhe për imazhin dhe reputacionin e shtetit tonë. Nuk jemi në kohën e ‘Ali Bungut’, ka shtuar më tutje Tahiri.

/Shqip.com