Lajme

Tahiri: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka pyetur se pse nuk është duke u publikuar teksti i marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se marrëveshja për targa është duke u pritur.

“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit te marrëveshjes për lëvizjen e lire të 2011 u arrite për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshje?”, shkroi Tahiri.

Borrell: Serbia ka vendosur t’i pranojë dokumentet e Kosovës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josef Borrell ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sa i përket përdorimit të letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve.

Borrell tha se serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre.

Sipas tij, BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane./Shqip.com