Lajme

Tahiri për shtyrjen e seancës: Në orën 22:00 të gjithë e shikojnë “Big Brother”

Besnik Tahiri - Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së
Besnik Tahiri - Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se shtyrja e seancës së Kuvendit ku do të vazhdojë raportimi i kryeministrit Kurti për dialog, është “hajgare”.

Ai tha se sot në orën 22:00 kur pritet të filloj seanca, askush nuk e shikon Kuvendin por të gjithë shikojnë “Big Brother”.

“Normal që edhe ne e mbështesim seancën për në orën 10, por kjo është një hajgare e madhe se cka është ka ndodhë me këtë debat, nuk e meritojnë qytetarët e Kosovë me u sill kështu, nuk meriton një km me na lanë edhe me ardhë në 10, se në ora 10 nuk e shikon askush, të gjithë e shikojnë Bigbrother. Kjo është hajgare”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar seancën e Kuvendit në orën 16:00, ku ishte ftuar për të raportuar për dialogun me Serbinë.

Duke iu drejtuar deputetëve, Kurti ka thënë se i duhet të shkojë, por iu ka propozuar atyre që nëse e konsiderojnë shumë të rëndësishëm debatin mund të kthehet në orën 22:00 dhe të qëndrojë deri në mëngjes.

/Shqip.com