Lajme

Tahiri për shkarkimet e bordeve: Gabim i Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë të enjten se “shkarkimet e bordeve pa bërë vlerësime janë gabime të Qeverisë”.

Sipas tij, një proces i tillë shkarkimesh është një problematikë serioze.

Këto komente, Tahiri i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të enjten.

“Çështjen që e diskutova në këtë mbledhje është ajo e shkarkimit dhe intervenimit të shumicës parlamentare dhe qeverisë në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Shkarkimi i bordeve pa e bo një vlerësim të saktë, është gabim”, tha Tahiri .

“Shkarkimi i Bordeve pa bërë një vlerësim të saktë është gabim dhe kthen një kulturë që nuk i bën hajr as Kosovës as Qeverisë. Iniciativa për një shkarkim duhet të bëhet mbi bazën e një vlerësimi. Disa anëtar të bordeve kanë qenë të emëruar në kohë të shkurtër dhe s’kanë pas hapësirë me bë veprime”. /Shqip.com