Lajme

Tahiri për Kurtin: Nga dorë shtrëngimi me Rifat Jasharin në përkujtim të politikanit serb

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi kryeministri, Albin Kurti ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Tahiri ka shkruar se nga dorë shtrëngimi me Rifat Jasharin Kurti përkujtoi politikanin serb.

Lexo edhe:
Kurti përkujton Zoran Gjingjiqin në 20 vjetorin e vrasjes së tij

“Në çdo mars, populli shqiptar kujton e nderon sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila sakrificë, e ndërroi historinë, duke e bërë lirinë të pashmangshme, e pavarësinë të mundshme.Nuk di si ndjehet dhe çfarë e shtyn kryeministrin Albin Kurti, që në këtë muaj të veçantë të historisë sonë të re, të përkujtojë politikanë të vrarë serbë, të cilët, ndonëse mund të kenë qenë figura të ndryshimit për Serbinë, nuk kanë bërë kurrfarë ndryshimi tek qasja e Serbisë ndaj Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Ai tutje ka thënë se militantët e pushtetit mund të arsyetohen se përkujtimi i Gjingjiqit është pakëz më me vend sesa përkujtimi i Ivanoviqit që ishte kriminel lufte.

/Shqip.com