Lajme

Tahiri pas dështimit të Trustit: U keqpërdor besimi i 50% të qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka dërguar një mesazh kryeministrit Kurti, përmes një video të postuar në Facebook.

Tahiri tha se me vendimin e Kurtit, nuk kaloi Trusti, ku qindra mijëra familje e pritën sot këtë vendim të cilin e kishin iniciuar vet.

“Përmes kësaj video dua t’ia dërgoj kryeministrit Kurti një porosi, i cili me vendimin e tij, me urdhër të tij, sot vendosi që mos të kalojë Trusti.

Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan. Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot”, ka thënë Tahiri përmes videos së postuar në Facebook.

/Shqip.com