Lajme

Tahiri paralajmëron shpalosjen e statistikave energjetike që e bëjnë të domosdoshme formimin e Komisionit Hetimor

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media.

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka ftuar konferencë për media në ora 4:00 në selinë e kësaj partie.

Tahiri këtë paralajmërim e ka dhënë përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se do të ndaj me qytetarët numra dhe statistika konkrete të zhvillimeve rreth energjisë elektrike nga dhjetori 2021, deri në muajin prill 2022, të cilat siç tha ai, e forcojnë me argumente shtesë nevojën e themelimit të komisionit hetimor parlamentar.

“Duke lënë anash komentimin dhe interpretimet politike, kësaj radhe, statistikat do të flasin vetë. Ju ftoj ta ndiqni”, ka paralajmëruar Tahiri.

Sipas njoftimit për media, bashkë me Abelard Tahirin në këtë konferencë do të flet edhe
kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala./Shqip.com