Lajme

Tahiri paralajmëron padi për Vetëvendosjen

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Lëvizja Vetëvendosje disa javë më parë publikoi një video “Çka ka çka s’ka”. Në atë video është i përfshirë edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Mirëpo më këtë nuk po pajtohet ky i fundit, dhe për këtë ai ka paralajmëruar padi ndaj Vetëvendosjes.

Tahiri tha se nuk e kupton pse ai është në video, duke pretenduar se gjatë kohës sa ka qenë në pushtet, nuk ka keqpërdorur asgjë.

“E kuptoj luftën politike, kundërshtimet politike, por nuk mund ta kuptoj ku e merr guximin ai njeri që e ka publiku atë video, me ma publiku fotografinë time në një video inkriminuese. Le të del Lëvizja Vetëvendosje e të thotë se veç një element e kam keqpërdorë. Kërkoj nga LVV me ma heq atë fotografi, përndryshe të gjitha mekanizmat ligjorë që ekzistojnë në këtë shtet do ti përdori. Do të ballafaqoheni me gjykatë, me padi personale. Nuk lejoj kështu me më kriju shqetësime në familje”, tha Tahiri.

Video e Vetëvendosjes e publikuar disa kohë më parë ishte kritikuar edhe nga ana e partive tjera politike.

/Shqip.com