Lajme

Tahiri: Nuk duam që çështja e veteranëve të përdorët për kauzë politike

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se nuk duan që çështja e veteranëve të përdorët për kauzë politike.

Tahiri ka thënë se vazhdojnë ta mbështesin protestën e veteranëve të UÇK-së.

Sipas tij është e papranueshme që të lihet jashtë ligjit për paga kategoria e veteranëve.

“Ne vazhdojmë t’i mbështesim protestën e veteranëve sepse përcaktimi i pagës minimale në seancë e kemi cekë se është përcaktimi i të ardhurave minimale me të cilat mund të jetojë një familje në vendin tonë. Po ashtu, edhe ato të cilat ka paraparë Qeveria janë të pamjaftueshme për një familje që të mbuloj shpenzimet mujore por megjithatë të lihen jashtë kësaj pagë minimale kategoria e veteranëve është e papranueshme”, tha Tahiri.

Tahiri tha se çështja e veteranëve duhet të jetë çështje e cila e bashkon pozitën dhe opozitën.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

“Ne si parti opozitare, nuk duam në asnjë mënyrë që çështjen e veteranëve ta shndërrojmë në një kauzë politike. Nuk duam që çështja e veteranëve të na ndajë pozitë dhe opozitë, por ne duam që kjo të jetë një çështje që e bashkon pozitën dhe opozitën”.

Kurse, për dialogun e filluar në mes OVL-UÇK-së, Tahiri ka thënë se shpreson që të përfundoj me marrëveshje që të dy palët të jenë të kënaqura.

Seanca e ardhshme për leximin e dytë të shqyrtimit të projektligjit për pagën minimale pritet të mbahet me 23 qershor./Shqip.com