Lajme

Tahiri: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi për paqen në Ballkan

Ish-negociatorja e Kosovës në bisedimet e Brukselit, Edita Tahri.

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edi Tahiri ka folur për procesin e dialogut në të cilën ndodhet shteti i Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Tahiri është shprehur se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është çelësi për paqen në Ballkan.

“Është e vërtetët që faktori ndërkombëtare ka vendosur që ky dialog të mos mbetet vetëm në dorën e dy palëve sepse në Ballkan përvoja e thotë se nga brenda nuk vijnë zgjidhjet. Duhet të ketë ndërhyrje nga jashtë. Ka qenë koha që ky dialog të shkojë drejt marrëveshjes finale. Ka pasur pa nevojë humbje kohe në çështje teknike. Qeveria e Kosovës dhe Kurti kanë preferuar të merren me gjëra. Kurti ka qenë kundër dialogut dhe tashmë e ka të vështirë të shkojë në opinion për të dhënë shpjegime. Faktori ndërkombëtar e ka mbajtur qeverinë e Kosovës mjaft të izoluar. Dialogu ka hyrë në fazën finale, është në nivelin politik pavarësisht se nuk ka deklarime”, është shprehur Tahiri.

Tahiri më tutje ka thënë se sa më shpejtë që të arrihet marrëveshja finale do të kemi një stabilitet edhe në rajon dhe më gjerë.

Ndër të tjera ajo ka pasur edhe një mesazh për qeverinë Kurti në lidhje me procesin  e dialogut.

“Mesazhi im për qeverinë është të përgatitet dhe të krijojë ekipe në kuadër të një bashkëpunimi  të gjerë pozitë-opozitë në mënyrë që të kenë legjitimitet të brendshëm kur të merren vendimet”- tha Edita Tahiri.

Rreth një muaj më parë Kosova dhe Serbia janë marrë vesh që këto dy shtete të lejojnë përdorimit e letërnjoftimeve nga ana e qytetarëve të këtyre dy shteteve./Shqip.com