Lajme

Tahiri: Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e rrezikshme

Ish kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pasi KE mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Tahiri këtë e ka quajtur ide shumë të rrezikshme, derisa ka kërkuar edhe reagim popullor.

“Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundërshtojmë masovikisht, ashtu njësoj siç kundërshtuam okupimin nga Serbia”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre.

Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së”, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në.

/Shqip.com