Lajme

Tahiri: Nga neglizhenca e qeverisë, sektori privat është drejtë falimentimit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se nga neglizhenca e qeverisë, sektori privat është drejtë falimentimit.

Tahiri ka bërë të ditur se në debatin parlamentar të propozuar nga LDK, AAK do të jep komentet e tyre që do të ndërlidhen me akcizën, lehtësimet në TVSH.

“Gjendja me çmimet në Kosovë është jashtëzakonisht e tmerrshme, dhe për këtë LDK ka kërkuar një debat parlamentar kurse ne do të i dërgojmë komentet tona kryesisht që ndërlidhen me akcizën në derivate, lehtësimet në TVSH dhe tatime që duhet të ndodhin për produktet bazike të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Besnik Tahiri.

Në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se gjendja nuk është e zakonshme ndërsa, qeveria po sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai tha, se nga neglizhenca e qeverisë investimet publike në vend janë të bllokuara si dhe 600 kontrata janë duke pritur që të trajtohen.

“Ka neglizhencë të kësaj qeverie, sektori privat është para falimentimit, investimet publike ne vend janë të bllokuara nga kjo qeveri. 600 kontrata presin për trajtim, nuk është mirë që gishti të zgjatet nga sektori privat por gishti duhet drejtuar nga qeveria e cila këtë temë nuk e trajton me prioritet sepse e ka bllokuar totalisht sektorin privat”.

Ndërsa për opozitën, Tahiri thotë se nuk është kundërshtar kryesor i Albin Kurtit dhe se kundërshtarët kryesor të tij janë qeverisja e tij./Shqip.com