Lajme

Tahiri: Mos e mbroni mega-skandalin në KEK

Besnik Tahiri - Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së
Besnik Tahiri - Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë Kurti për afera korruptive, duke thënë se për këtë e ka kapur edhe paniku.

Duke iu referuar arrestimit të djeshëm të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Tahiri shtoi se sulmet e djeshme që u janë bërë organeve të pavarura të drejtësisë tregon për një alarm që është në Qeveri në raport me këtë aferë korruptive.

“Ajo që duhet të thuhet sot zëshëm në këtë Kuvend është që mega skandali i djeshëm në KEK, dhe veprimi i orkestruar i mbrojtjes para se me u dit as hetimi për çka, as çfarë tenderash janë, as për çfarë arsye ka shku policia e prokuroria në KEK, tregon shumë qartë panikun që ka kjo qeveri në raport me këto afera korruptive”, tha Tahiri në Kuvend.

Ai pati edhe disa pyetje për Qeverinë.

“A është kjo drejtësia që ju e keni proklamuar? A nuk është e mundur që këtë hetim t’ua lëmë organeve përgjegjëse? Ajo që shihet është se ky është vetëm fillimi, dhe zinxhiri në emër të 51% korruptiv po shihet se do të jetë i gjatë. Kërkesa ime për ju është që mos e mbroni siç e keni mbrojtur aferën korruptive të Martin Berishajt”, tha Tahiri.

/Shqip.com