Lajme

Tahiri: Me votimin për projektligjin për zyrtarët publikë varroset sistemi meritoktratik

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme po diskuton për Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik

Lidhur më këto projektligji, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se vendimmarrja për 1600 pozita varret nga Qeverisë.

“Me miratimin e këtij ligji, secili drejtor që e ka mandatin e tij të tretë-katër është në presion se a do ti vazhdohet kontrata, është goditje për sistemin, ky ligj ka me ju vendos në pozitë të keqe juve, sot jeni ju ndërsa nesër do të jemi ne. Në momentin kur votoni e keni varros sistemin meritokratik” ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu ka thënë se atë ditë kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian, është votuar një ligj që do të pengojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

Lidhur më këto projektligji, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ky projektligj e cenon administratën publike.

“Ne konsiderojmë se ky projektligj e cenon punën e administratës publike, e dëmton jashtëzakonisht shumë, për këtë kemi marrë vërejte edhe nga ana e Bashkimit Evropian. Ky ligj do ta dëmtojë punën e shërbimit civil. Sot po i hapni konkursi dhe po emëroni njerëz që ju bëjnë juve argatin” ka thënë Tahiri.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që ta largojë këtë projektligj dhe të mos votohet në lexim të dytë.

Mes kritikash nga opozita, Komisioni për Administratë Publike kishte miratuar në parim Projektligjin për zyrtarët publik.

Në seancën e fundit lidhur me këtë çështje, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ishte miratuar në lexim të parë projektligji për pagat në sektorin publik.

Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, kishte thënë se me këto dy projektligje synojnë rregullimin e Administratës Shtetërore.

Më tutje Dobra ka thënë se vlera e koeficientit do të caktohet në bazë të buxhetit të vitit 2023.

/Shqip.com