Lajme

Tahiri: Mazhoranca po gjen metoda për ta penguar votimin e Trustit, deputetët po kanë presion nga Qeveria

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe Bekim Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për media pas dështimit që të votohet në Kuvend Projektligji për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.

Kjo pasi që seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit.

Sipas Tahirit, mazhoranca po gjen metoda të ndryshme për ta penguar votimin e Trustit.

“Seanca e Kuvendit u ndërpre në momentin kur ishte në votim çështja e Trustit, në momentin kur do të ndërpritet seanca duhet të votohet për këtë e jo të vendos vetëm kryetari” ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë që edhe nesër mund të ndodhë i njejti skenar.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Ndërsa deputeti tjetër nga kjo parti, Bekim Haxhiu që është edhe inicues i këtij Projektligji është shprehur se sot kishte një optimizëm që të votohet projektligji.

“Disa deputetë të mazhorancës ju nënshtruan presionit të Qeverisë, kuorum kishte të mjaftueshëm, sot është dita e 106-të që e kemi dorëzuar këtë projektligj” ka thënë Haxhiu.

Deputetët e kanë pranuar që janë në presion nga ana e Qeverisë që të mos votohet Trusti, ka thënë më tutje Haxhiu, por që nuk ka dashur të përmend emra duke mos dashur që të njetëve tu mos u shtohet edhe më shumë presioni.

Tahiri ka thënë në fund se nëse votimi dështon nesër ky Projekligj do të sillet nga ana e tyre në Kuvend në nëntor./Shqip.com