Lajme

Tahiri: Kurti nuk ka gatishmëri të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është i gatshëm të vendosë reciprocitet të plotë me Serbinë.

Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka thënë se Kurti është formuar politikisht duke folur për reciprocitet ndërsa tani sipas tij nuk po i përmbahet asaj.

”Përderisa nuk ka gatishmëri për reciprocitet të plotë kjo përzgjedhje selektive e masave të reciprocitetit, duke qenë i vetëdijshëm se Serbia dhe politikat e saja ndaj konsolidimit tonë të brendshëm janë shumë destruktive,po na japin përshtypje para se të jenë qëllime në vetvete, janë qëllime instrumentale”,ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se tensionet në veri përfunduan pa epilog dhe se qeveria, sipas tij, nuk i kishte bërë kalkulimet e duhura.

Largimi i barrikadave në Bërnjak

“Situata me veriun e Kosovës për letërnjoftimet si menaxhim ishte i paqartë dhe pa epilog të qëndrueshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryeministrin e kemi kundërshtuar kur ka legjitimuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovë sepse ka qene hap regresiv. Por e kemi mbështetur kur u përpjek me vendos reciprocitet për targat, ngjashëm kemi mbështetur edhe me një gusht kur nisi zbatimin e reciprocitetit për dokumentet e udhëtimit”, tha ai.

Theksojmë se në seancën e së enjtes, pozita dhe opozita debatuan për tensionet e 31 korrikut në veri të vendit.

Opozita kritikoi qeverinë për vendim dhe veprim të pa menduar mirë. Ndërsa shtuan se moskoordinimi i me aleatët e Kosovë, ka ndikuar që të shtyhet vendimi për 1 shtator./Shqip.com