Lajme

Tahiri: Kurti keq me popull keq me Amerikë

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën e 14 nëntorit.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar katër komuna sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Shqip.com.

E Tahiri, i ka sugjeruar kryeministrit dhe njëherish kryetarit të VV-së, Albin Kurtit që ta ndyshojë sloganin, nga “Krejt dhe Drejt”, në “Krejt dhe Keq”.

“KREJT DHE KEQ duhet të jetë slogani i Kurtit sepse keq janë me popullin dhe keq me Amerikn!”, shkruan ajo në Facebook.

Podujeva, Gjilani, Kamenica dhe Shtimja janë komunat në të cilat pritet që Vetëvendosje të qeverisë në katër vjetët e ardshme./Shqip.com