Lajme

Tahiri: Kurti e dobësoi shumë Kosovën me eksperimentet e tij

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se propozimin franko-gjerman e kanë mbështetur që nga fillimi.

Megjithatë, ai thotë se qëndrimin e tyre e sforcoi fakti që Albin Kurti “e dobësoi Kosovën me akrobacionet e tij”.

Pozicioni i AAK-së në mbështetje të arritjes së marrëveshjes nuk është i djeshit, Ne jemi konsistent që një vit. Bile-bile prej gushtit të vitit të kalum ne jemi partia e vetme që kemi dalë në takime me qytetarë dhe kemi folë për dy tema: nevojën me u arritë marrëveshja Kosovë-Serbi dhe për çështje sociale. Qëndrimi jonë ka qenë konsistent. Qëndrimin tonë e ka sforcu fakti që Albin Kurti e dobësoi shumë Kosovën me akrobacionet dhe eksperimentet e tij ku ndodhi ajo që të gjithë e kemi kundërshtu, ndodhi zbrazja e institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë. Dhanë dorëheqje deputetët, kryetarët e komunave, gjyqtarët dhe u kriju një realitet i ri. Ky realitet i ri shtrohet pyetja, a e bëri Albin Kurti me qëllim për me justifiku marrëveshjen apo prej mosdijes”, ka thënë Tahiri në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

 Tutje, ai ka thënë se, “Unë menoj që vetëm një drejtim është qëtu. Aty ku është Amerika, nuk ki çka e trajton”.

Gjithashtu, Tahiri ka thënë se neni 7 është problematik, por sipas tij, shpëtimi për Asociacionin është vendimi i “Gjykatës Kushtetuese”.

Pika 7 është problematike. Ka ambiguitet por ai nuk duhet me u pa prej neve si rrezik i madh, ai është realisht mundësi për Vuçiqin me thanë kurrë se pranoj Kosovën dhe s’e pranova. Shpëtimi jonë për Asociacionin është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sepse statuti shkon në qat linjë”, ka thënë Tahiri.

E për pikën ku flitet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, Tahiri thotë se është tjetër problem pasi marrëveshja e 2015 është antikushtetuese.

Pika më problematike është neni 10, sepse thotë zbatimi i të gjitha marrëveshjeve. Zbatimi i marrëveshjes së 2013 pastaj asaj të 2015 që është derivat i asaj të 2013, është antikushtetuese”, ka deklaruar mes tjerash Tahiri.

/Shqip.com