Lajme

Tahiri: Kundër kushtetutshmëria mënyra e operimit në këtë qeveri!

Shefi i Grupit të AAK-së, Besnik Tahiri
Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së

Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Ligji për Zyrtarët Publik, nuk mund të dekretohet dhe as të hy në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës.

Për këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ku tha kjo qeveri mënyrë të operimit të saj e ka të veprojë kundër Kushtetutës.

“Njoftimi i palëve nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publik nuk mund të dekretohet, nuk mund të hyjë në fuqi dhe as të prodhojë efekte juridike, deri në vendimin final të Gjykatës, është një lajm shumë inkurajues. Ky është një epilog logjik dhe demokratik kundër qasjes së këtij establishmenti, që përmes logjikës së numrave dhe dominimit, po synon thyerjen e kurrizit të administratës publike dhe rrënimin e karrierës profesionale në shtet” ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, po të ishim pjesë e Këshillit të Evropës, kjo qeveri do të ishte lidere evropiane në shkeljet e kushtetutshmërisë, rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave të njeriut!

“Me 14 janar 2023, e kam thënë në Kuvend shumë herë se nuk mund të bëhet asnjë reformë e administratës shtetërore, duke shkelur Kushtetutën e vendit tonë, duke shkelur rëndë dhe pamëshirshëm të drejtat e njeriut, duke shkelur çdo parim të SIGMA-s dhe të Bashkimit Evropian dhe duke shkelur edhe vetë MSA-në e Kosovës me BE-në. Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë. Ligji për Zyrtarët Publik fatkeqësisht në mënyrë flagrante i shkel rëndë të gjitha këto”, ka thënë Tahiri.

Qeveritë shkojnë e vijnë, administrata shtetërore duhet të mbesë, ka shtuar Tahiri.

/Shqip.com