Lajme

Tahiri kritikon Qeverinë: S’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri
Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka shkruar në Facebook se Qeveria nuk ka “asnjë strategji” në bisedime.

Tahiri e kritikoi Qeverinë e Kosovës që, siç tha, u kthye në dialog pa u ndëshkuar Serbia.

“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropian; Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë jave qeveria merr pjesë në Dialog pa u ndëshkua Serbia”, shkroi Tahiri.

Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca kishin deklaruar mosgatishërinë e Kosovës për t’u kthyer si zakonisht në dialogun me Serbinë, pas sulmit të 24 shtatorit, ndërkohë që kryeministri Albin Kurti u desh të rikthehet në proces.

“Sanksionet (ndaj Serbisë) fillimisht e më pas mund të diskutojmë”, thoshte Presidentja. Dialogu tash “është në rend të tretë”, shprehej Kryeparlamentari.

Por SHBA-ja e konsideroi “jetike” dhe “urgjente” kthimin në dialog, ashtu si edhe Gjermania. Edhe pas sulmit të 24 shtatorit, në Bruksel patën thënë se “nuk ka asnjë rrugë tjetër, pos kthimit në dialog”.

/Shqip.com