Lajme

Tahiri: Koha prej 30 ditësh për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë është shumë e shkurtër

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se koha prej 30 ditësh për aplikimin e reciprocitetit me Serbinë është shumë e shkurtër.

Përmes një konferencë për media, Tahiri tha se Qeveria duhet të siguroj zbatimin e këtij vendimi duke e cilësuar si diçka e cila nuk ka kthim mbrapa.

“E kemi parë çështjen e reciprocitetit. Për AAK-në është me rëndësi që vendimi për rikthimin e ligjshmërisë, rikthimin e sundimit të ligjit në territorin e Kosovës të ndodhë sikurse e shohim tejet të rëndësishme që koha prej 30 ditësh për aplikimin e reciprocitetit është shumë e shkurtër dhe qeveria duhet të marrë masa për të siguruar dhe garantuar zbatimin e këtij vendimi, s’ka më kthim mbrapa. Është tepër me rëndësi që zbatimi i rendit dhe i ligjit është i paalternativ”.

Pamje nga veriu i vendit

Megjithatë, Tahiri tha se shteti nuk është eksperiment por duhet të punohet me faktorin ndërkombëtar

“Shteti nuk është eksperiment, ka proces të vendimmarrjes, vendimmarrja duhet të jetë e analizuar mirë. E kemi shtyrë për 30 ditë, duhet të punojmë seriozisht me faktorin ndërkombëtar, me ShBA, që të mos ndodh e njëjta si ka ndodhur dje, të traumatizohen të gjithë gurbetqarët dhe ardhë në Kosovë dhe miqtë e Kosovës. Për ne është e papranueshme kjo qasje”

Tutje, Tahiri përmendi vendosjen e taksës nga partia e tij sa ishte në qeverisje të Kosovës.

Nuk i kemi thënë kryeministrit Kurti që të marrë shembull, por ju e dini që kur e kemi vendosur taksën të gjithë na kanë thënë që taksa do të mbahet dy javë, ne e mbajtëm taksën dhe shkuam me taksën. Raporti me Serbinë është serioz, dhe si i tillë duhet të ndodhë. Dobësimi i Kosovës ndodh me këtë qasje të papërgjegjësisë”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që në rast që largohen të gjitha barrikadat nga veriu I vendit, do të pezullojë dy vendimet e veta si masa të reciprocitetit me Serbinë.

Ky vendi do të shtyhet për 30 ditë dhe saktësisht deri me 1 shtator.

Me 31 korrik, serbët lokal në veri të vendit vendosen barrikada në rrugët që të qonin në vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.

Pas tensioneve që u krijuan u lënduan 11 qytetarë të Kosovës si dhe u dëmtuan shumë vetura të qytetarëve dhe të Policisë së Kosovës./Shqip.com