Lajme

Tahiri: Koeficienti të trajtohet në rishikim të buxhetit

Besnik Tahiri- Deputet i AAK-së
Besnik Tahiri- Deputet i AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se shtesat nuk e zgjidhin problemin, duke propozuar që ndryshimi i vlerës së koeficientit të trajtohet në rishikim të buxhetit.

Tahiri ka thënë se edhe kërkesa e tyre për të hyrat vetanake që të kthehen tek komunat është pranuar.

Sot, pas një beteje parlamentare dhe kërkesës sonë opozitare, u premtua që të hyrat vetanake të kthehen tek komunat. Po ashtu, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, propozova që kërkesa jonë për rritjen e vlerës së koeficientit në Ligjin e Pagave në vlerë prej 129 euro, të diskutohet në rishikim të buxhetit. Shpërndarja e parave si koncept i ‘vitrave’ në administratë, nuk e zgjidh problemin. Vetëm rritja e pagave me koeficient 129 euro është përgjigja”, ka thënë Tahiri.

/Shqip.com