Lajme

Tahiri kërkon që Ligji i pagave të vjen në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që në Kuvendin e Kosovës të vijë sa më shpejtë Ligji për Pagat.

Tahiri po ashtu ka thënë se nesër për shkak të Ligjit të Pagave do të ketë protesta në sistemin arsimor.

‘’Ligji i pagave nuk vjen në kuvend, nesër ka paralajmërim për greva. Qeveria nuk syno të rrit pagën minimale, por ta zvarrit këtë proces dhe deri më tani asnjë punëtor në sektorin privat nuk ka arrit ti marr 100 euro’’ është shprehur Tahiri

Është tepër më rëndësi që sa ma shpejt Ligji i Pagave të vjen në Kuvend ka shtuar Tahiri.

Tahirit po ashtu ka folur edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit për ZRRE-në.

‘’Vendimi fundit trego qe kërkesa jonë ndaj ZRRE-së për mos rritje të çmimit të energjisë elektrike është e drejtë. Keni nda 100 milion euro që mund të shkonin në investime kapitale. Mbi këtë bazë dëmi është i madh’’ ka thënë Tahiri

Ai po ashtu ka pyetur se cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të tarifave tek qytetarët?/Shqip.com