Lajme

Tahiri: Kemi kërkuar debat për shëndetësinë, s’ka ministër, ka degradim

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar që në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës të mbahet debat parlamentar lidhur me situatën e krijuar në sektorin e Shëndetësisë në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri tha se kjo u kërkua për shkak se sektori i shëndetësisë tash e një kohë ka mbetë pa ministër dhe po ndodhë degradim të shërbimeve.

“Si grup parlamentar i PDK-së kemi kërkuar votimin enjë projekt-rezolute e cila ka të bëjë me gjendjen në shëndetësi të Kosovës. Tash e një kohë të gjatë, sektori më i rëndësishëm është mbete pa ministër. Tash e një kohë të gjatë fokusi i Qeverisë ka humbë fare ku kemi edhe një degradim të shërbimeve, kemi një situatë edhe më të rëndë që po krijohet dhe që realisht po  ndikon në gjepin e qytetarëve të Kosovës “, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, raporti i Auditimit ka shpalosë shumë afera korruptive në këtë sektor.

“Ka shumë parregullsi, ka shumë afera korruptive që kanë ndodhur gjë të cilën nuk po e themi ne por Raporti i Auditorit. Kemi kërkuar një debat për gjendjen në shëndetësi dhe votimin e një rezolute. Kryeministri ka dërgu një komitet qe te merrej me trajtimin e shqetësimeve në mungesë të ministrit, por ky komitet duket se është shuar për shkak se nuk kam dëgjuar për asnjë mbledhje të tij tash e sa kohë”.

Tutje, Tahiri njoftoi se në javën që vjen do të bëhet votimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

/Shqip.com