Lajme

Tahiri i AAK-së: Qeveria ta largojë nga rendi i ditës Ligjin për paga, është ligj diskriminues

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryesia që në seancën e ardhshme të largohet nga rendi i ditës Ligji për Paga.

Sipas Tahirit, ky ligj është diskriminues dhe i pamatur i cili dëmton veteranet.

“E shoh si ligj diskriminues, si ligj të pamatur dhe si ligj i cili e dëmton në esencë një kategori të rëndësishme të nderuar të vendit tonë, veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Besnik Tahiri.

Ai tha se shpreson qe Qeveria do të reflektoj në këtë kërkesë.

“Po shpresoj dhe po besoj qe Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria do të reflektoj në këtë kërkesë tonën për largimin nga rendi i ditës për shkak se mendojmë që është gabim shumë i madh”.

Tutje, Tahiri tha se ky ligj  është gabim krucial i cili bien ndesh me ligjin bazik te veteranëve mirëpo edhe me qeshtje të tjera./Shqip.com