Lajme

Tahiri-Haxhiut: Me ty muj me folë për vajin në tepsi e gruan e frizerit, por për drejtësi jo

Ministja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar suspendimin e shkarkimin e prokurorëve që kanë shkelje disiplinore.

Tahiri ka reaguar kështu në seancën e Kuvendit të së enjtes, në vazhdën ku ministrja Haxhiu po komenton vendimet e sistemit gjyqësor.

“Me ty muj me folë për vajin në tepsi, për gruan e frizerit, për llukun tënd, për higjienën në Ministrinë e Drejtësisë, por për drejtësi s’mundesh me fol. Ku ke pa në vend të botë që me u shkarku nga puna një gjyqtar për shkelje disiplnore. Ky është cenim i drejtësisë, pavarësisë së gjyqësorit”, ka deklaruar Tahiri.

Udhëheqësi i deputetëve të PDK-së ka përmendur edhe vendimet e Kushtetueses për rrëzimin e Projektligjit për KPK-në, amandamentet për vetting dhe Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë.

Tutje, Tahiri e ka quajtur zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, bandit.

“Me një zëvendësministër bandit që e keni të akuzum për fajde e haraç, s’mundeni. Kemi me ju mujtë edhe në Gjykatë Kushtetuese edhe kudo. Ku e ki Gjykatën e Punës, Gjykatën Administrative, atë të gatshme e kam lanë. Po ju s’keni lidhje me sundim të ligjit”, ka thënë ndër të tjera ai.

/Shqip.com