Lajme

Tahiri: Gërvalla-Damka ftyra e vërtetë e kësaj qeveria

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka hedhur akuza në drejtim të dy ministrave të Qeverisë Kurti.

Ai ka akuzuar Donika Gërvallën dhe Fikrim Damkan për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove.

“Është e pabesueshme se me çfarë guximi kanë filluar të abuzojnë me paranë publike ministrat e Qeverisë Kurti, duke mos u tunduar të dinë për ligjin, lere më t’iu nënshtrohen ligjeve kur është fjala për shpërndarjen e parave të taksapaguesve të Kosovës” ka shkruar  Tahiri.

Sipas Tahirit kjo aferë e shpërfaqë paaftësinë e institucioneve.

“Kjo aferë, përveç që shpërfaqë paaftësinë institucionale të kësaj qeverie, shpërfaqë edhe  vetëbesimin e verbër se këta ministra janë mbi ligjin dhe se paranë publike e konsiderojnë si mjet për të mbuluar deficitet e tyre të gjithanshme, pa ndjerë kurrfarë përgjegjësie për to, e për mënyrën se si shpenzohen ato” ka shkruar Tahiri.

Sipas Tahirit keqpërdorimi dhe abuzimi i jashtëligjshëm i këtyre dy ministrave, ngjashëm si edhe afera të tjera korruptive tregojnë fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe papërgjegjësinë e saj karshi ligjit e qytetarëve./Shqip.com