Lajme

Tahiri: Është koha që dialogun Kosovë-Serbi ta duhëheqë ShBA

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri ka thënë se është koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta marrin udhëheqjen për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se kjo duhet të bëhet edhe me përkrahjen e partnerëve evropian.

“Nuk mund te presim paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale përderisa Serbia mbetet pro-ruse. Është koha qe SHBA-ja ta marre udhëheqjen për ndërmjetësimin e dialogut Kosove-Serbi, me përkrahjen e partnereve evropian”, shkroi Tahiri.

Kujtojmë se dje ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet është takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas takimit me Kurtin dhe Osmanin, Chollet pritet që të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Vlen të theksohet se në takimi Kurti-Chollet diskutua edhe për procesin e dialogut

“U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”.

Kujtojmë se ka spekulime se marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, është paraparë të jetë marsi i këtij viti.

/Shqip.com