Tahiri: Energjia s’do të paguhet me haraçin e tarifave, duhet të shkarkohet bordi i ZRRE-së
Publikuar:
(19.05.2022 11:42:26)

Gjatë ditës se djeshme Gjykata e Apelit vendosi që vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ishte i pa bazuar.
Lidhur më këtë deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se tashmë energjia s’do të paguhet me haraçin e tarifave.
Sipas Tahirit 450 mijë familje janë dëmtuar nga tarifat e ZRRE-së.
“Është një vepër penale që ZRRE-ja, ka dëmtuar 450 mijë familje dhe duhet të ndiqet penalisht. Tashmë e kemi vendimin final të Gjykatës së Apelit. Është lajm i mirë për secilin qytetar që energjia nuk do të paguhet me haraçin e tarifave’’ ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu ka kërkuar që antarët e bordit të ZRRE-së të cilët e kanë marrë këtë vendim duhet të shkarkohen./Shqip.com