Lajme

Tahiri e akuzon VV-në se qëllimshëm po e dështon hetimin në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht është duke bërë bllokimin e punës se Komisionit për Hetimor Parlamentare në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike.

Ai tha se mazhoranca qëllimshëm nuk po dëshiron të zbardhen hetimet e opozitës.

“Sot dështoj mbledhja e këtij Komisioni Hetimor si rezultat i mospjesëmarrjes së deputetëve nga mazhoranca dhe unë mendoj se askush nuk duhet të jetë kundër zbardhjes së të vërtetës dhe hedhjes në dritë të gjithë asaj se çka ka ndodh gjatë periudhës së importit të energjisë elektrike”.

Madje Tahiri tha se në këtë mbledhje është pritur të dërgohet ftesë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe disa persona tjerë.

“Në anën tjetër kishim në rend dite, pra ftesën për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që të vijë dhe të dëshmojë para Komisionit për implikimet për të cilat ne kemi pretenduar gjatë kësaj krize, dhe ftesa për akterët tjerë të rëndësishëm që kanë qenë të involvuar në këtë proces. Si opozitë është e rëndësishme që gjithë këta akterë të jenë para Komisionit Hetimor dhe të dëshmojnë për angazhimin e tyre dhe për implikimet e tyre gjatë kësaj periudhe”, tha Tahiri.

Tutje, tha se kjo datë duhet të ishte ditë punë dhe jo ditë e humbur.

Ndryshe, disa ngjarje që mediat kishin për t’i përcjellur janë shtyer për shkak të testimit të tretë të qarkoes njëkahëshe në Prishtinë.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës ishte paraparë që nga ora 10:00 të intervistojë Ymer Fejzullahun, kryesuesin e Bordit nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe Sylejman Hajdinin, ish-drejtor Menaxhues i “Kosova Thëngjill”, raporton Eo.

Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj, deklaroi se ardhja e deputetëve në kohë ishte pamundësuar shkaku i kolonave të krijuara në kryeqytet dhe i njëjti raportim është shtyrë për një ditë tjetër.

/Shqip.com