Sport Shqiptar

Tahir Lushtaku reagon pas krizes së Drenicës: Futbolli kërkon sakrificë dhe punë profesionale

FOTO: KF Drenica
FOTO: KF Drenica

Drenica ka pësuar humbjen e tretë radhazi në sezonin pranveror.

Kuqezinjtë u mposhtën para adhuruesve të vet nga Gjilani me rezultat të ngushtë 1-2.

Para kësaj ndeshje Drenica kishte pësuar humbje edhe nga Llapi 0-1 dhe nga Ballkani 2-1.

Kjo krizë ka bërë që kuqezinjtë të shkarkojnë trajnerin Bekim Shotani.

E për këtë krizë të drenicasve ka reaguar edhe ish-trajneri i tyre, Tahir Lushtaku.

Lushtaku ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Facebook, duke thënë se klubi është mbi gjitha.

“Futbolli do sakrifice dhe punë profesionale. Klubi mbi të gjithë”, ka shkruar Lushtaku.

/Shqip.com