Lajme Ballkan

Tadiq: Vuçiq e ka humbur Kosovën, propozimin franko-gjerman nuk do e nënshkruaja

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq,

Ish-presidenti i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiq, tha se nuk do ta nënshkruante propozimin franko-gjerman për Kosovën dhe se qeveria aktuale ka përgjegjësi historike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai vuri në dukje se absurdi më i madh është se pushteti i Vuçiqit e humbi Kosovën në paqe.

“Natyrisht, e kam parasysh se përgjegjësinë më të madhe historike e kanë ata që kanë mundur të vendosin për këtë çështje para viteve 1990, e sidomos para Kushtetutës së vitit 1974. Gjatë viteve 1990 Serbia e humbi Kosovën në luftë, dhe është absurde që e ka humbur në dekadën e fundit dhe në paqe”, tha ish-presidenti serb.

I pyetur nga “Nova.rs” se çfarë do të bënte, tani kur është në tavolinë propozim evropian, të cilin Serbia duhet ta nënshkruajë deri në verë, nëse do ta nënshkruante.

Tadiq tha se do të ishte e papërgjegjshme që t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, “ndërkohë që ende nuk e dimë tekstin përfundimtar që do të ofrohet për nënshkrim, dhe jo vetëm për balonat provues”.

/Shqip.com