Lajme

Tadiq: Marrëveshja finale e dërgon Kosovën në OKB

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq ka reaguar në Twitter, duke shkruar se marrëveshja e propozouar për zgjidhjen e statusit të Kosovës, mund ta ndihmojë këtë të fundit për të anëtarësim në OKB.

E kjo sipas tij nuk është e përfshirë në tekst, por që është e nënkuptueshme.

Ai ka shtuar se është papranueshme që Vuçiq të shprehë gatishmëri për pranimin e marrëveshjes pa u konsultuar me institucionet e vendit.

“Në bazë të njohurive të mia për marrëveshjen që po ofrohet, edhe njëherë e them publikisht se një marrëveshje e tillë mund të mundësojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe nëse nuk thuhet shprehimisht në tekstin e saj”, ka shkruar Tadiq në Twitter.

Këtë problem e kanë shpalosur edhe Lëvizja Dveri dhe koalicioni NADA, ku Dveri ka kërkuar një seancë urgjente të Kuvendit, ku deputetët të njoftohen për përmbajtjen e marrëveshjes.

Ndërsa, Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Bojan Kostresh, është i vetmi që ka kërkuar nga presidenti i Serbisë nënshkrimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

/Shqip.com