Rozë

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit”, Graniti reagon pas asaj që i ndodhi Fifit mbrëmë

Fifi dhe Granit Cana

Mbrëmë Fifit gjatë transmetimit live i është përkeqësuar gjendja shëndetësore më që raste është alivanosur.

Kjo gjë ka bërë bujë të madhe në mediat rozë pasi që ka ngjallur reagime të shumta.

Në lidhje më këtë së fundmi ka reaguar ish banori, Graniti Cana, i cili e ka mbështetur këngëtaren nga Kosova.

“Ta kam dhënë fjalën deri në frymë të fundit, jam në të mirë e në të keq. Shoku i mirë në ditë të vështirë”, ka shkruar Graniti.

Ndryshe në lidhje më këtë ka reaguar edhe Edona motra e Fifit e cila ka thënë  se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe.

“My strong sister. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti yt është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se me ka marr malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti”.

Ajo ka thënë se Fifit nuk i duhet fitorja para shëndetit.

Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë”, shkruan ajo.

Granit Cana dhe Fifi

Alivanosja e Fifit erdhi pas debatit me Belindën, ku më pas kërkoj edhe largimin nga program, por që në minutat e fundit ka hequr dorë./SHQIP.com