Sport Ndërkombëtar

Shkëlqejnë shqiptarët në elitën e futbollit turk, Topalli asiston, Ethemi shënon

Mesfushori shqiptar, Valon Ethemi ka shënuar një gol dhe një tjetër ka asistuar në fitoren e Istanbulsportit.

Ethemi shënoi golin në minutën e 30-të me asistim të Jetmir Topallit. Ethemi ishte vendimtar edhe në golin e dytë.

Ai asistoi për golin e shënuar në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë.

Istanbulspori fitoi në udhëtim të dielën përballë Umraniyesporit me rezultatin 2:0.

Ethemi u zëvendësua në minutën e 94-t, ndërsa Topalli në minutën e 78-të.

Euduard Rroca u zëvendësua në minutën e 96-të.

Te Umraniyespori në stol ishte Ermir Lenjani.

/Shqip.com