Lajme

Szunyogu takon përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, diskutojnë për dialogun

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, u takua të hënën me përfaqësues të pakicave.

Tema kryesore e diskutimi ishte marrëveshja e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ai është shprehur se përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike në Kosovë.

“Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë janë pjesë e rëndësishme e strukturës politike të Kosovës dhe luajnë një rol vendimtar përfaqësues në demokracinë e Kosovës. Kontributi i tyre në arritjen e progresit në rrugën e integrimit të Kosovës në BE është i domosdoshëm”, deklaroi Szunyog.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje gjatë 18 marsit në takimin e zhvilluar në Ohër të Maqedonisë së Veriut që u ndërmjetësua nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com