Lajme

Szunyog: Vëzhgimi i Zgjedhjeve, pjesë e rëndësishme e procesit të reformës

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, përmes rrjetit social Twitter, bëri të ditur aktivitetin e zyrës së BE-së në Kosovë për vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Ndjekja e rekomandimeve të Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve është një pjesë e rëndësishme e procesit të reformës zgjedhore në të mirë të Kosovës”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shkruar: “Pres me padurim takime produktive”.

Bëhet e ditur se, BE mbetet partneri i besueshëm i Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare dhe partneri më i madh tregtar.

/Shqip.com